A i duhet Kosovës një reformator, i tipit të Albin Kurtit?

Shkruan: Fadil Maloku

1. Korrupsionin, krimin, hajnin institucionale e nepotizmin alarmues, të ndodhur gjatë gjithë këtyre dy dekadave “lirisë, e hedonizmit”, që u dizajnua me saktësi zvicërane, nga matrapazët oligarkë tanë të pasluftës, e ndalin veç protestat aktive masive qytetare, apo votimi elektoral për njē Platformë dhe lidership të ri. Ndryshe, po vjen koha, kur Kosova me trendin e ikjes masive të kontigjenteve të rinjëve të papunë,  pastaj reduktimin e natalitetit, pas liberalizimit të pashmangshëm, të mbetet thjesht një “ordinancë” klandestine, pra, një rezervat i izoluar për të moshuar dhe kategoritë tjera të margjinalizuara dhe të kêrcnuara sociale…! Nëse duam ta reduktojmë (se ndalja është e pamundur) arratisjen e brezit modernist dhe atij postmodernist nga vendi, dhe nëse duam që t’i shporrim nga memoria kolektive dy dekadat e fundit te krimit, korrupsionit, nepotizmit e izmave tjerë. Pra, nëse duam të lirohemi nga matrapazët e luftës dhe manipuluesit e shtetndërtimit paqësor, neve si individ dhe si qytetari e mbetur (se rinia po na ikën!) ende në Kosovë, na duhet pamëdyshje një LIDERSHIP i ri social, pra, një karizmë e re politike, dhe një reformator të tipit e stilit ala Trump, e ala Viktor Urban? I cili nacionalizmin dhe patriotizmin shtetëror për një lidership të fuqishëm në Ballkan (sepse, trendi i kësaj dekade është duke iu rikthyer identiteve: kombëtare (shiko; hungarezët, italianët, polakët,etj.); shtetërore (shiko anglezët); e fetare, DIN, DON dhe MUNDET ta programoj si një imperativ, nevojë e synim afatgjatë të shqiptarëve!?

2.Tani, për të ndodhur kjo reformë e rilindje sociale, politike, ekonomike, e padyshim edhe nacionale e kulturore, përveç lidershipit, na duhet edhe një Projekt ideor, ku taksativisht do figuronte një Program Qeverisës, një komunitet, parti apo lëvizje bartëse dhe artikuluese e qartē, dhe gjithashtu përgjegjëse e denjē, që do e realizonte me saktësi milimetrike aspiratën dhe vokacionin ende të fuqishëm e motivues, të shtetësisë së parealizuar ende, kosovare!? Projekt ky modern, që do ishte një antipod i vërtetë social, politik, ekonomik, e pse jo edhe ushtarak, i pushtetit të “infektuar” dhe i instaluar nga motivet dhe arroganca që prodhoj veç; padrejtësi, nepotizëm krim dhe korrupsioni legal e “legjitim”, nga politikanët mediokër të pasluftës e këndej…

3.Pra, një masë kritike e pakënaqësive në gjitha sferat e jetës sociale, politike e kulturore, që është ende në horizont… Shto kësaj një lidership e karizmë të pakorruptuar e intelegjent, që nuk heziton të ballafaqohet me sfidat e kohës, dhe kërkesat e qytetarëve të Kosovës, para se te hyjmë në Europën e integruar (nëse, ndonjëherë përfundon kjo odisejadë e degradimit)…Duket, që në skenën politike, tani për tani, përveç Albin Kurtit nuk shihet ndonjë personalitet tjetër qē mund, duhet, dhe dēshiron ndryshimin e “kursit” nga degradimi i mëtejmë i procesit të shtetëndërtimit tē Kosovës! Ky “kurs”, duhet fillimisht të niset, me; ndryshimin e Kushtetutës; pêr ta vazhduar më tej me automatizëm me reformimin e Ligjit zgjedhor; dhe me reformën substanciale, në; gjyqësi, prokurori, polici…etj. Por, ka një kusht në gjithë këtë synim tonë realist, e ai është; krijimi i do rrethanave objektive në Ballkanin Perëndimor, e sidomos sosh në BE-ne, që tani për tani akoma s’e kanë përmbyllur ciklin e vetë të shtendërtimit kolektive sociopolitik…

SHPËRNDAJE