A e dini se sa të dhëna gjenerohen për një minutë në internet?

Imagjinoni një figurë në mendjen tuaj (dhe shënojeni atë në një copë letre) sa të dhëna sipas jush mund të gjenerohen në një minutë, transmeton Klan Kosova.

Sipas Domo (sistemit operativ të bazuar  në Cloud) përdoruesit e internetit janë rritur nga 2.2 miliardë në vitin 2012 në 3.8 miliardë në vitin 2017, dhe kjo përbën gati 48 % të popullsisë së gjithë botës.

Në bazë të raportit të 6-të “Data Never Sleeps”, Domo ka bërë një analizë së sasisë së të dhënave që gjenerohet për një minutë nëpër platforma të ndryshme.

Grafiku për mediat sociale ka tejkaluar të gjitha parashikimet pasi Snapchat ka arritur një rritje të madhe prej 294% në sasinë e fotografive që shpërndahen çdo minutë.

Mesatarisht, 2.1 milion janë ndarë në një minutë. Ndërsa kur bëhet fjalë për Instagramin dhe Tumblr, postime që shpërndahen çdo minutë në këto platforma arrijnë deri në 50,000 dhe 80.000 respektivisht.

Që nga viti 2017 amerikanët kanë rritur përdorimin e tyre në internet për 18%.Disa nga platformat e tyre të preferuara janë Snapchat, Twitter, Netflix dhe YouTube.

Nga ana tjetër, videot në YouTube kanë kapur 4.3 milion shikime për 60 sekonda.

Përveç kësaj, çdo minutë:

Janë shitur 357 kompjutera

2833 smartphones janë shitur

63 faqet e internetit janë hakuar

42.2 “fitbits” janë shitur

The Insane Amounts of Data We're Using Every Minute (Infographic)