A e dini sa kalori digjen gjatë 15 minutave që ju ushtroni?

Nëse ju shqetësojnë kilet e tepërta nuk është nevoja të vraponi me kilometra apo të konsumoni barna ‘magjike’, mjaftojnë disa ushtrime fizike përpara se të konsumoni vaktin e mëngjesit.

Mjaftojnë 15 minuta ushtrime fizike dhe ju keni filluar të digjni kilogramët e tepërt.

Humbja e peshës kërkon një përkushtim ndaj ushtrimeve kardiovaskulare, pasi kjo formë e stërvitjes konsiderohet si forma më e mirë për djegie të konsiderueshme të kalorive.

Ju do të digjni rreth 200 kalori gjatë ushtrimeve të barkut vetëm për 15 minuta, por djegia e kalorive është më e lartë gjatë ushtrimeve kardio.

Një person me 75 kg djeg 198 kalori gjatë ngasjes së biçikletës me 24km për orë për 15 minuta dhe 215 kalori nëse vrapon në 11km për orë gjatë 15 minutave.

Më poshtë ju mund të shikoni disa lloje të ushtrimeve të preferueshme për mëngjes.

Më poshtë ju mund të shikoni disa lloje të ushtrimeve të preferueshme për mëngjes.

Ja disa nga përfitimet që kemi nëse ushtrojmë herët në mëngjes:

– Gjatë gjithë ditës do të ndjeheni më energjik

– Trupi juaj është më i pushueshëm në mëngjes

– Do të ndjeni më pak stres gjatë punës

– Dita juaj do të kalojë për mrekulli

– Ushtrimet e mëngjesit nxisin metabolizmin tuaj.

SHPËRNDAJE