A duhet ta përdorni vajin e ullirit direkt në lëkurë?

Kemi dëgjuar shpesh për dobitë e vajit të ullirit, jo vetëm kur konsumohet, por edhe kur përdoret në rutinën e bukurisë. Por ka ekzistuar gjithmonë dilema, nëse përdorimi i vajit të ullirit i bën mirë lëkurës apo ka edhe efekte negative.

E vërteta është se vaji i ullirit i jep ndriçim lëkurës tuaj dhe nuk po flasim për shkëlqimin që mund të shkaktohet prej yndyrës.

Ai ka vetinë që ta lërë lëkurën të butë dhe të freskët, falë antioksidantëve të shumtë që përmban, të cilët luftojnë lëkurën e dëmtuar. Po ashtu, vaji i ullirit është një hidratues i mirë për lëkurën.

Por, nga ana tjetër, vaji i ullirit, ashtu si shumica e vajrave, bllokon poret dhe kjo gjë është e frikshme.

Ai është shumë i yndyrshëm, për këtë arsye mund të shkaktojë pika të zeza dhe puçrra në lëkurën tuaj.

Prandaj, më mirë përdoreni vajin e ullirit në ushqime dhe jo direkt në lëkurën tuaj (vetëm nëse jeni me fat dhe nuk keni pasur kurrë një fytyrë me akne). /Telegrafi/