974 zyrtarë të lartë do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), përmes një shoriti ka vendosur që 974 zyrtarë t’i nënshtrohen  kontrollit të plotë të pasurisë.

Agjencia Kundër Korrupsionit, në prezencë të mediave dhe shoqërisë  civile, ka tërhequr e shortit për zyrtarët e lartë publik që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të  pasurisë.

Sipas shortit, nga 4 mijë e 862 deklarues, formularët e 974  zyrtarëve do t’i nënshtrohen  kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e Agjencisë.

Përtej kësaj liste të dalë nga shorti publik, Agjencia ka mandat që të  bëjë kontrollin e plotë të pasurisë edhe të zyrtarëve të tjerë që nuk janë përzgjedhur nga shorti.

Agjencia këtë mund ta bëjë sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë të publikut apo personave të tjerë  të interesuar, në rastet kur ekzistojnë dyshime të bazuara në saktësinë dhe korrektësinë e  deklarimeve.