Shqipëri, OJQ-të mbledhin fonde për fëmijët në Siri

Organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri e kanë filluar një fushatë 10 ditëshe për mbledhjen e fondeve për fëmijët në Siri.

Kjo nismë është lansuar dje nga Qendra për Bashkëpunim Ndërfetar dhe Kryqi i Kuq i Shqipërisë në qytetitn Elbasan, ndërsa një xhami lokale e ka dhënë kontributin e parë prej 500 mijë lekësh apo 3,634 eurosh.

Sokol Lulgjuraj nga Qendra ndërfetare tha se të hollat do të dërgohen në Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhënën e Kuqe, që operojnë në Siri, “për të dhënë një ndihmë modeste për fëmijët sirianë, që kanë nevojë dhe ata që vuajnë nga pasojat e luftës”.

Shqipëria është krenare për harmoninë e saj ndërfetare, pasi popullata 3 milionëshe, me shumicë myslimane dhe komunitetet ortodokse dhe katolike jetojnë në tolerancë, raporton agjencia AP.