Haxhinjët janë duke bërë lutjet në Arafat

Më shumë se dy milionë haxhinj kanë mbërritur në Arafat ku do të falin namazin e drekës dhe ikindisë.

Në fushen e Arafatit, haxhinjtë kryejnë njërin nga ritualet themelore të haxhit, ku do të qëndrojn deri në mbrëmje.

Xhamia Nemire, e cila ka një kapacitet të pranojë rreth 300 mijë besimtarë, ishte e vogël të pranojë tërë atë numër besimtarësh të cilët falën namazin edhe jashtë saj, në qiell të hapur.

Pas lutjeve të bëra, miliona besimtarë vizitojnë kodrën Jebel-i Rahme (Kodra e mëshirës) në të cilët thuhet se janë takuar njeriu i parë Ademi dhe gruaja e tij Hava.

Pas qëndrimit në Arafat, besimtarët do të marrin rrugën drejt Muzdelifes, pas çka do të shkojnë në vendin Mina, ku do të kryejnë ritualin e “hedhjes së guralecëve” në tre vendet e quajtur “xhemrat”.

Hedhja e guralecëve, simbolizon luftën kundër djallit.

Të marten, muslimanët anembanë botës fillojnë kremtimin e Kurban-Bajramit.