71 të vdekur dhe 1 000 të zhdukur pas zjarreve

Arriti në 71 numri i përgjithshëm i viktimave pas zjarreve shkatërrimtare që kanë përfshirë prej ditësh Kaliforninë, njoftuan sot autoritetet përgjegjëse lokale.

Ndërkohë, numri i të zhdukurve ka arritur në rreth 1 000 persona.

Pritet që presidenti amerikan, Donald Trump të vizitojë zonat e prekura nga zjarret.

Pritet që presidenti Trump të vizitojë zonat më të prekura nga zjarret, Pritet gjithashtu që presidenti të përballet me dhimbjen dhe irritimin e të gjithë banorëve të prekur.