700 metra nën tokë, ja si e presin syfyrin minatorët e Trepçës (FOTO)

Ata njihen ndryshe si “Luanët e Kosovës” dhe padyshim kanë një nga punët më të vështira për të realizuar.
E megjithatë, kjo nuk i ndalon minatorët e “Trepçës” që të agjërojnë në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Edhe pse ata punojnë në kushte jo shumë të përshtatshme, së bashku mblidhen për të ngrënë syfyrin në 600-700 metra nën tokë.

Fotot e tyre po qarkullojnë në rrjetet sociale të mbledhur për të pritur syfyrun dhe duket se menjëherë më pas, i pret puna e vështirë.

Le t’iu urojmë së bashku, agjërim sa më të lehtë!

SHPËRNDAJE