70% e votave të numëruara: Reka mirë, Pendarovski në epërsi ndaj Siljanovskës

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në web-faqen e saj ka publikuar rezultatet e para nga zgjedhjet për kryetar shteti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga 70 përqind e votave të përpunuara (504.706):

Blerim Reka (Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa) ka marrë 59.458 vota apo 11,78%%,

Gordana Siljanovska Davkova (OBRM-PDUKM dhe koalicioni) ka marrë 208.852 vota apo 41,38%%,

Stevo Pendarovski (LSDM, BDI, PDSH, Alternativa dhe tjerë) ka marrë 215.173 vota apo 42,63%.

Nga kjo përqindje e votave të përpunuara 20.742 vota janë fletvotime të pavlefshme, apo 4.21%

Sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe në Listën zgjedhore kishte 1.808.131 qytetarë për të votuar. Rrethi i dytë do të mbahet me 5 maj, 2019. Dalja sot ishte 40%.

SHPËRNDAJE