6 dëshmorë palestinezë nga sulmet izraelite në Gaza

Rritet në 6 numri i dëshmorëve palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës që nga mbrëmja e djeshme deri më tani, njofton AA.

Të paktën gjashtë palestinezë u vranë në sulmet izraelite që filluan dje në Rripin e Gazës.

Gjatë natës së fundit, bombarduesit izraelitë kryen sulme të ashpra në pjesë të ndryshme të enklavës palestineze të bllokuar të Gazës.

Cak i sulmit ishte stacioni policor, dy selitë të lëvizjes Xhihadi Islamik dhe televizioni Al-Aksa. Izraeli nisi sulme ajrore pas pretendimeve për sulme me raketa nga Rripi i Gazës.

Ushtria izraelite pretendon se më shumë se 300 raketa u hodhën të hënën nga Gaza në Izrael dhe se shumica e tyre u interceptuan nga sistemi mbrojtës ose kanë rënë në zona të pabanuara. Në sulmet me raketa, 29 izraelitë u plagosën.

Organizata e Kombeve të Bashkuara kërkoi që t’i jepet fund konfliktit në Gaza.