57 aksidente trafiku gjatë së dielës

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë së dielës në vendin tonë kanë ndodhur 57 aksidente trafiku.

Vetëm  gjatë ditës së diel, në vendin tonë kanë ndodhur 57 aksidente trafiku.

Sipas Policisë së Kosovës, 26 prej tyre kanë qenë me lëndime trupore, kurse 31 aksidente kanë qenë vetëm me dëme materiale, shkruan lajmi.net.

Po ashtu Policia e Kosovës përkatësisht Njësiti i Trafikut Rrugor gjatë së dielës ka shqiptuar 791 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme në komunikacion.