50 vjeçari çon në 28 numrin e të vdekurve nga tërmeti në Shqipëri

Ka arritur në 28 numër i të vdekurve nga tërmeti i së martës në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Kastriot Cakoni, 50 vjeç, i cili u gjend në rrënojat e një objekti në Thumanë, raporton lajmi.net.

Nën gërmadhat në Thumanë dyshohet edhe për katër persona të tjerë.

Operacionet e kërkim shpëtimit po vazhdojnë punën intensive për të nxjerrë edhe trupat e tjerë nën rrënoja.