5 teste për shëndetin tuaj që mund ti bëni në shtëpi

Sa e shëndetshme është zemra juaj? Pak javë më parë, Britania e Madhe lansoi një fushatë të re për të inkurajuar të gjithë të rriturit në Britani të Madhe që të bëjnë test online për të matur ‘Moshën e Zemrës’ të tyre dhe rrezikun pasues të sëmundjeve të zemrës dhe infarkteve të mundshme.

Ideja ishte të ndihmonte në stopimin e vdekjeve të parandalueshme që ndodhin çdo ditë nga sulmet në zemër dhe goditjet në tru duke përdorur një test, për të cilin njerëzit nuk kanë nevojë të largohen nga shtëpitë e tyre për ta kryer.

Por nuk është vetëm një provë që mund të bëni në komoditetin e shtëpisë tuaj për të mësuar më shumë për shëndetin tuaj. Këtu janë dhjetëra më shumë për të provuar …

Shënim; Asnjë nga këto teste nuk është zëvendësim për kërkimin e mendimit mjekësor.

Matja e qafës për ta kuptuar nëse rrezikoheni nga diabeti

Përdorni një metër për të kontrolluar diametrin e qafës. Nëse jeni grua dhe qafa juaj është mbi 36 cm, ose burrë me mbi 39 cm, ky mund të jetë një paralajmërim i hershëm i diabetit.

Çfarë po ndodh? Një studim i vitit 2017 nga Universiteti Mjekësor i Spitalit Universitar në Sofje, Bullgari, zbuloi se matja e qafës parashikoi rrezikun e diabetit në mënyrë më efektive se sa prova më e zakonshme e matjes rreth belit – veçanërisht në mbipeshë ose njerëz të trashë.

Testi i biskotës për shtimin e peshës

Vendoseni një biskotë të thatë në gojë dhe filloi ta përtypni, duke matur sekondazhin.

Kur fillon të ju shijoj ëmbëlsia? Kjo tregon aftësitë e truput tuaj për të përpunuar karbohidratet dhe për ti kthyer ato në yndyrëra.

Nëse jeni OK me mënyrën e të ushqyerit, duhen më pak se 14 sekonda për tu shfaqur shija e ëmbël. Por nëse paraqitja e shijes vonin, atëherë trupi juaj nuk i metabolizon karbohidratet mirë, dhe si pasojë ruan më shumë kalori se sa që duhet.

Ngjyra e nyjeve si test për venat varikoze

Uluni dhe bashkoni nyjet dhe krahasoni ngjyrën e tyre. Nëse lëkura e njërit është më e errët se tjetra ose ka njolla të errëta, është e mundur që të keni problem me venat.

Çfarë po ndodh? Venat me variçe shpesh shfaqen si vena te zbehta blu ose vjollcë në këmbë.

Shumica prej nesh i mendojnë  venat me variçe si një problem kozmetik, por nese mbeten pa trajtuar, ato jo vetëm që mund të shkaktojnë siklet, por në raste të rënda, mund të çojnë në komplikime të tilla si mpiksje të gjakut ose ulcerë. Trajtimet variojnë nga përdorimi i qorapeve të venave, e deri te eliminimi i tyre me rreze lazer.

Testi i kornizës së dritares për të kontrolluar humbjen e shikimit

Shikoni një kornizë dere ose kornizë të madhe dritare nga një dhomë. Shikoni së pari me syrin tuaj të djathtë vetëm (vendosni shuplakën tuaj të dorës mbi syrin tuaj të majtë për 30 sekonda), pastaj vetëm mbi  syrin e majtë.

Nëse shihni një kthesë në vijën e drejtë të kornizës, mund të jetë një shenjë e një gjendjeje të syrit të quajtur degjenerim makular (age-related degeneration), shkaku më i zakonshëm i humbjes së shikimit dhe shkaku kryesor i verbërisë për njerëzit mbi 50 vjeç .

Testi i shpinës se përdredhur

Ky test është për ata që kanë dhimbje shpine. Teksa jeni ulur në një karrige, uleni mjekrën tuaj derisa të bjerë në gjoks tuaj dhe përkuluni sa të mundeni. Ngrini këmbën për të rregulluar gjurin tuaj dhe më në fund, tërhiqni gishtat.

Bëni testin ngadalë dhe ndaloni menjëherë nëse dhimbjet rriten në çdo moment. Nëse ju ndjeni dhimbje gjatë këtij testi, ka gjasa që dhimbja të jetë nga nervi ishiatik.