5 të vdekur nga një shpërthim në Ankara

Të paktën pesë punëtorë u vranë në një zjarr që shpërtheu në një fabrikë mobiljesh në lagjen Altındağ të kryeqytetit turk Ankara, njoftoi zëvendës ministri i brendshëm Mehmet Ersoy.

Të pesë punëtorët ishin shtetas sirianë.

Ersoy tha se zjarri shpërtheu në katin më të ulët të fabrikës. Pesë punëtorëtsirianë u përpoqën të iknin nga tymi duke shkuar lart, por kur zjarri u përhap në katin e sipërm, ata mbetën të vrarë.

Tre nga punonjësit janë identifikuar, ndërsa identifikimi i dy viktimave të tjera vazhdon.

Tetë punëtorë të tjerë të lënduar në zjarr u dërguan në spitalet lokale për trajtim, thanë autoritetet komunale.

Zjarri u vu nën kontroll nga një numër i madh i ekuipazheve kundër zjarrit.