5 të arrestuar për sulmin në Konsullatën e Turqisë në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në kuadër të hetimeve rreth gjuajtjes me koktej molotvi të Objektit të Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren, njofton Klan Kosova.

Sulmin në konsullatë e konfirmoi për Klan Kosovën edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha.

Ai po ashtu njoftoi për arrestimin e disa personave.

Sipas Hoxhës, me t’u njoftuar për rastin, i cili ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit, ekipet emergjente e të hetuesisë kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, ku përveç dëmeve materiale, asnjë person nuk është lënduar.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, tha po ashtu se ekipet e hetuesisë janë duke hetuar rastin derisa personat e arrestuar janë duke i intervistuar.