460 bimë kanabis shkatërrohen nga policia në Gjakovë

460 bimë kanabis sativa me gjatësi 1.5 deri në 2.5 metra janë  shkulur dhe shkatërruar duke u djegur nga policia dje në Gjakovë, njofton Klan Kosova.

“Me datën 03.09.2019 njësitet policore të DHTN-së pas pranimit të informatave për bimë narkotike, në bashkëpunim edhe me njësitet tjera policore dhe njësitin antidrogë të R. Shqipërisë, kanë arritur që të gjejnë lokacionin në të cilin ishin të mbjella dhe të mirëmbajtura rreth 460-bimë kanabis sativa me gjatësi 1.5-2.5 metra”.

“Në konsultim me prokurorin, pasi janë marrë disa mostra për ekzaminim, të gjitha bimët janë shkulur dhe janë shkatërruar duke i djegur në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin  24 orësh të policisë.