43 për qind e foshnjave në BE të lindura nga marrëdhënie jashtëmartesore

Dyzet e tre për qind e foshnjave në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 2016 kanë lindur nga marrëdhënie jashtëmartesore, treguan të dhënat e fundit të Zyrës Evropiane të Statistikave (Eurostat), transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e Eurostatit treguan rritje për 15 për qind të foshnjave të lindura jashtë martesës krahasuar me shifren e vitit 2000.

Vendet që kanë spikatur me numrin më të madh të foshnjave të lindura nga marrëdhëniet jashtëmartesore janë Franca (60 për qind), Bullgaria (59 për qind), Sllovenia (59 për qind), Estonia (56 për qind), Suedia (55 për qind), Danimarka (54 për qind), Portugalia (53 për qind) dhe Holanda (50 për qind).

Në këto shtete, numri i foshnjave të lindura jashtë martese ka tejkaluar atë të foshnjave që lindin nga marrëdhëniet martesore.

Nga ana tjetër, si vende me numrin më të vogël të foshnjave jashtëmartesore janë radhitur Greqia, Kroacia dhe Qiproja Greke. Në këto shtete, 80 për qind e foshnjave kanë lindur nga marrëdhëniet martesore.

SHPËRNDAJE