40 aksidente trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit kanë ndodhur gjithsej 40 aksidente trafiku, prej të cilave 18 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 22 të tjera me dëme materiale.

Sipas policisë, ndaj gjithë pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit, brenda ditës janë shqiptuar 966 gjoba kundërvajtëse.