33 aksidente brenda një dite

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë së dielës në vendin tonë kanë ndodhur 33 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së diel sipas Policisë së Kosovës në tërë vendin kanë ndodhur 33 aksidente trafiku.

Sipas njoftimit, 14 aksidente kanë qenë me të lënduar ndërkaq 19 vetëm me dëme materiale, shkruan lajmi.net.

Po ashtu gjatë së dielës, Policia e Kosovës përkatësisht njësiti i trafikut ka shqiptuar 1 mijë e 221 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.