2019, viti që Kosova zhvillon ndeshje historike

Pas përfundimit të suksesshëm në Ligën e Kombeve, Kosovën e pret një vit madhështor.

Përfaqësuesja kosovare e fitoi Grupin 3 të Ligës D, duke u promovuar në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Pas këtij kompeticioni, skuadra e Bernard Challandes mësoi edhe kundërshtarët për eliminatoret e Kampionatit Evroppian, ”EURO 2020”.

”Dardanët” do ta kenë përballë Anglinë, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Republikën e Çekisë, shkruan IndeksOnline.

Përveç skuadrës seniore, edhe grupmosha, U-21 e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për fazën e Evropianit, Euro 2021.

Anglia, Shqipëria, Turqia, Andorra dhe Austria do të jenë rivalët e djemoshave të Rafet Prekazit në Grupin 3.

Padyshim, ndeshjet më të rëndësishme dhe më interesante të futbollistëve kosovarë janë kundër Anglisë dhe Shqipërisë.

Përndryshe, Kosova do ta fillojë me ndeshjen ndaj Shqipërisë U-21, e më pas do të jetë nikoqir i seniorëve të Anglisë dhe grupmoshave të reja.