20 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

Janë bërë dy dekada që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm.

Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.

Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve.

Familjarë dhe qytetarë të tjerë kujtojnë çdo vit këto viktima, e ashtu do të ndodhë edhe këtë vit.

Për t’i nderuar viktimat do të jetë në Studime sot edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.