2 të vdekur nga tërmeti në ishullin grek

Të paktën dy persona mbetën të vdekur nga tërmeti që goditi ishullin grek, Kos. Tërmeti  me magnitudë 6.3 shkallë goditi Detin Egje, fare pranë bregut turk, njoftoi media vendase.

Gati 100 persona kanë mbetur të lënduar, sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA

Ndërsa në Turqi, guvernatori i rajonit Mugla, Esengul Civelek, tha për agjencinë Anadolu se raportet nuk flasin për viktima apo dëmtime strukturore.

Tërmeti u shënua rreth orës 1.31 sipas orës lokale, me një thellësi prej 7.8 kilometra, sipas faqes së internetit të Agjencisë për Administrimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Rajoni u godit nga afërsisht 40 tronditje të tjera që varionin nga fuqia në mes magnitudave 3,0 deri në 4,6. /MESAZHI/