2 mijë makina, mes tyre edhe disa luksoze, përfundojnë në fund të oqeanit

Rreth dy mijë makina, mes tyre dhe disa luksoze, me vlerë miliona dollarë kanë përfunduar në fund të oqeanit pasi anija që po i mbante u mbyt pranë brigjeve të Francës.

Anija e mallrave, “Grande America”,  që operonte nga kompania italiane “Grimaldi Lines”, po lundronte nga Hamburgu në Casablanca, me destinacion final Brazilin, por u mbyt rreth 150 milje larg nga brigjet e Francës, në jugperëndim të Brestit.

Fillimisht, zjarri shkrumboi kontejnerët në të cilët gjendeshin rreth 2 mijë makina, mes të cilave edhe 37 Porsche, 4 model 911 GT2 RS që kapin një vlerë prej 300 mijë dollarë.

Porsche informoi klientët në Brazil se do të rifillojë prodhimin e modelit për shkak të kësaj ngjarje. Po ashtu, në fund të oqeanit Atlantik përfunduan edhe një numër i madh makinash Audi A3, A5, RS4, RS5 dhe Q7.

Fatmirësisht, anëtarët e ekuipazhit të anijes u shpëtuan nga autoritetet britanike./Opinion.al