13 Vrasje për Katër Muaj në Kosovë

Vetëm për katër muajt e parë të 2017-ës numri i vrasjeve ka arritur gjysmën e vrasjeve të kryera në vitet 2015 e 2016.
Në katër muajt e parë të këtij viti numri i vrasjeve sipas shënimeve të Policisë së Kosovës, është rritur në raport me dy vjet njofton KALLXO.COM.
Derisa në vitin 2015 policia regjistroi 25 vrasje e në vitin e kaluar 26, vetëm në periudhën janar-prill të këtij viti, sipas forcave të rendit, kanë ndodhur 13 vrasje.
Në shkurt të këtij viti në Pejë, një person u vra, e një tjetër u plagos
Edhe në mars një vrasje tjetër ndodhi në Pejë. /kallxo.com/