13 vjeçarja sjell në jetë fëmijën e saj të parë në QKUK

Një lindje e pazakontë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Një vajzë e moshës 13 vjeçare ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, e që është vajzë. Lindja është kryer në javën e 33 të shtatzënisë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Lindja është kryer me datën 24. Pesha e foshnjës është 1900 gramë ndërsa gjatësia 50 centimetra. Sipas dokumentacionit viti I lindjes se nënës është 2005”, ka thnënë Fazliu.