Aksion në veri për konfiskim të mallrave kontrabandë

Njësitë e Doganës së Kosovës sot në orët e para të mëngjesit kanë filluar një aksion tek lokacionet e dyshuara për mbledhjen dhe shpërndarjen e mallrave të kontrabanduara.

Në ketë aksion Dogana e Kosovës është duke u përkrahur nga Policia e Kosovës dhe ATK.

Deri tani janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave pa dokumente e që dyshohet që janë të kontrabanduara.

Mallrat e gjetura kryesisht janë pije alkoolike dhe cigare. Për më shumë do të ju informojmë gjatë ditës.