12 të vdekur e shumë të plagosur nga sulmi me armë në Kaliforni

Të paktën 12 persona , duke përfshirë një oficier policie, janë vrarë nga një person që qëlloi me armë në një bar të mbushur me njerëz në Thousand Oaks, Kaliforni.

Policia konfirmoi se i dyshuari gjithashtu ka vdekur.

Zyrtarët e SWAT dhe të paktën katër ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes.

Të shtënat filluan rreth orën lokale 23:20 të mërkuën në Borderline Bar and Grill rreht 65 kilometra në veri-perëndim të Los Anxhelosit.

Të paktën 200 persona raportohet se kanë qenë brenda në bar gjatë kohës kur ndodhi incidenti i rëndë.

“Mund t’ju them se ka shumë viktima, plagosje të shumta dhe një nga ata është edhe një polic që shkoi në vendngjarje, si edhe personi që qëlloi me armë,”-tha policia, ndërsa shtoi se numri i të lënduarve pritet që të rritet.

Afërsisht 30 të shtëna janë dëgjuar, tha një burim për Russia Today.

Dëshmitarët thanë se i armatosuri qëlloi fillimisht rojën në derën e barit, hodhi bomba tymuese brenda më pas filloi të qëllonte me armë.

Për të shpëtuar ata përdorën karrige për të thyer dritaret, ndërsa të tjerë u strehuan brenda tualeteve.

Raportet thonë se i dyshuari mund të ketë përdorur granata tymi dhe të paktën një armë, e përshkruar si një pistolë gjysmë-automatike nga dëshmitarët, gjatë sulmit.

SHPËRNDAJE