11 rregulla të arta për ta mbajtur martesën në nivel (Foto)

Udhëzimet e mëposhtme  mund të duken të thjeshta, por janë shumë serioze për ta bërë një martesë më të fortë dhe më të shëndetshme.

Ja disa rregulla të thjeshta:

  1. Lëreni bashkëshortin/bashkëshorten tuaj të haj pjesën e fundit të ushqimit apo ëmbëlsirës! Kryesisht kur bëhet fjalë për ëmbëlsira… Mirë, mos e bëni këtë çdo herë, por sakrificat e ëmbla herë pas here janë një gjest bukur i dashurisë.Related image
  2. Vishuni bukur për njëri-tjetrin

Është normale që të vishni xhinse dhe bluzë të thjeshtë kur dilni për të kryer pazar apo kur doni të dilni për një ecje. Por mos harroni të visheni bukur për njëri tjetrin. Mund të bëni një darkë për dy persona dhe të zgjidhni rrobat më të posacme për këtë moment romantik.Image result for cute muslim couples

  1. Kaloni kohë me një çift tjetër që ju pëlqen. Njerëzit pozitiv reflektojnë mirë në familjen tuaj. Kjo do të përforcojë më tej marrëdhënien tuaj.Related image
  2. Ju duhet të dini kur të kërkoni falje dhe kur të thoni “të kam falur”.

Bashkekzistenca nuk është e thjeshtë. Harrojeni krenarinë dhe toleroni më shumë nëse dëshironi një martesë të përjetshme.Related image

  1. Ruajtja e traditave të veçanta

Një shëtitje në pasditen e së dielës, një film së bashku ose gjestet e pakuptimta që i njihni vetëm ju! Sado që duken cikërrima, ato e mbajnë martesën gjallë si një ilac sekret!Image result for funny muslim couples

  1. Respektoni shumë njëri-tjetrin

Elementi kryesor i çdo martese është padyshim respekti i ndërsjellë. Mos vlerësimi i partnerit tuaj do t’ju çojë shpejt në një martesë të mundimshme dhe të dëmshme.

Image result for respect each other muslim

  1. Ruani me kujdes fotografitë e përbashkëta.

Nuk është e thënë të ruani fotografitë e dasmës. Vendosini në letër kujtimet më të bukura, udhëtimet dhe momentet e paharruara. Do të keni kohë në pleqëri që të kënaqeni duke ua treguar nipave dhe mbesave.

Related image

  1. Komplimentoni njëri-tjetrin në publik. Gjeni detajet që e bëjnë gruan/burrin tuaj të vecantë. Mos ngurroni ta lavdëroni njëri tjetrin. Burri që nuk është koprrac dhe gruaja që gatuan mirë janë dy tipare që meritojnë kompliment!Image result for cute muslim couple
  2. Mos harroni të qeshni! Shfrytëzojeni cilindo moment komik për të ndaluar dhe qeshur me zemër. Kujtojeni sa herë të ju jepet mundësia dhe bëjeni edhe bashkëshorten/in të qeshë.Related image
  3. Kaloni pak kohë vetëm me veten. Sigurisht që ndonjëherë lodhemi. Kur qëndrojmë vetëm për pak kohë arrijmë ti vendosim gjërat në rend. Mos ngurroni ti kërkoni burrit/gruas/ pak kohë që të merreni me veten. Është plotësisht e shëndetshme.Related image
  4. Gjeni kohë për të pyetur njëri-tjetrin “A të kujtohet kur?” Të kthehesh mbrapa në kohë është qejf, edhe nëse kujtimi nuk është edhe aq i ëmbël. Shpesh na bie në mend, por pak ia kujtojmë vetes se sa ngjarje që i kemi menduar si të këqija, kane dalur të jenë  së mbari për jetën tonë!