107-vjetori i Pavarësisë/ Shqipëria feston ditën e flamurit në dhimbje dhe lot pas tërmetit me viktima

Shumë aktivitete ishin parashikuar nga qeveria dhe bashkitë, por ata janë anuluar për shkak të tragjedisë të ndodhur dy ditë më parë, e ndërsa i vetmi aktiviteti që do të zhvillohet është ai i ceremonisë së ngritjes së flamurit.

107-vjetori i shpalljes së Pavarësisë, e gjen Shqipërinë në dhimbje e lot, pas tërmetit të rënë ditën e martë, ku la të vdekur mbi 40 persona, e qindra të plagosur.

Shumë aktivitete ishin parashikuar nga qeveria dhe bashkitë, por ata janë anuluar për shkak të tragjedisë të ndodhur dy ditë më parë, e ndërsa i vetmi aktiviteti që do të zhvillohet është ai i ceremonisë së ngritjes së flamurit.

E kur sot shqiptarët duhet të ishin bashkë për të festuar 107-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ata bashkë i ka bërë diçka më e madhe: Solidariteti për të të ndihmuar personat e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri Edi Rama, ka uruar ditën e Pavarësisë, duke publikuar adresën ku çdo shqiptar mund të kontribuojë për të prekurit nga tërmeti.

Rama thotë se këto ditë festash tradicionale kombëtare, të kthehen në ditë të shënuara solidariteti kombëtar.

“MIRËMËNGJES dhe me adresën unike shtetërore për adresimin e çdo kontributi, në https://e-albania.al/dhuro ju uroj të gjithëve Ditën e Pavarësisë dhe uroj që këto ditë festash tradicionale kombëtare, të kthehen në DITË të shënuara SOLIDARITETI KOMBËTAR, në respekt të atyre që s’janë më dhe në mbështetje të familjeve që sot kanë nevojë për TË GJITHË NE.”-shkruan Rama.