10 persona humbin jetën, furgoni plot eksploziv përplaset me bazën ushtarake

Një tragjedi ka ndodhur në provincën Helmand në Afganistan, nga një kamikaz që drejtonte një furgon të mbushur plot me eksploziv.

Mjeti u përplas me derën e një baze ushtarake në Nad Ali të Helmandit, dhe të paktën 10 ushtarë dhe forca të sigurisë gjetën vdekjen.

Atentati u mor përsipër nga talebanët.

Ky sulm vjen dy ditë pas nisjes së bisedimeve të paqes mes rebelëve xhihadiste dhe diplomatëve të lartë amerikan në Doha të Katarit./tch