10 fitoret më të thella në histori të Premierligës

Leicester City ka mahnitur botën e futbollit të premten mbrëma, duke shënuar fitore sensacionale prej 0-9 në udhëtim te Southampton.

Skuadra e Brendan Rodgers, ka jetuar momentin e saj më të mirë, duke shënuar nëntë herë në portën e Southamton, shkruan lajmi.net.

Me fitoren 9-0, Leicester ka barazuar rekordin e Manchester United, për fitoren më të thellë në histori të Premierligë, kur me rezultat të njëjtë kishte mposhtur Ispwich Town.

Por, Leicester bëhet skuadra e parë me fitoren më të thellë të shënuar në udhëtim.

Se kush janë 10 skuadrat me fitoret më bindëse në Premierligë, i gjeni në pjesën e mëposhtme:

Arsenal 7:0 Everton

Nottingham Forest 1:8 Manchester United

Middlesbrough – Manchester City 8-1

Chelsea – Wigan 8-0

Manchester City – Watford 8-0

Chelsea – Aston Villa 8-0

Newcastle – Sheffield W 8-0

Tottenham – Wigan 9: 1

Manchester United – Ipswich 9:0

Southampton – Leicester 0:9