Komuna e Mamushës dhe Human Care me projekt të përbashkët për ngritjen e përkujdesit dhe edukimit shëndetësor

Me qëllim të ofrimit sa më të mirë të shërbimeve shëndetësore dhe sociale për qytetarët e komunës, Komuna e Mamushës dhe Human Care kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi rreth ofrimit të kontrollave shëndetësore dhe shëebimeve sociale “Shëndet dhe mirëqenie sociale, edukim dhe ambient të pastër për të gjithë”

Marrëveshja parasheh ofrimin e shërbimeve të kontrollave shëndetësore specialistike dhe edukim shëndetësor për qyteratët e Komunës së Mamushës.

Human Care gjithashtu do të ofrojë edukim mjedisor për banorët e Mamushës dhe trajnime profesionale për stafin shënetësor.

Kryetari i Mamushës, Abdülhadi Krasniç vlerësojë se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për qytetarët e Mamushës duke ju krijuar kushte më të mira për jetesë, në vecanti për personat në nevojë.

Human Care është ë vetmja organizatë e cila posedon licencë nga Ministria e Shëndetësisë për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.