​Zidane tregon nëse Ronaldo luan nesër ndaj United

Zinedine Zidane ka thënë se Cristiano Ronaldo është gati dhe mund të luajë nesër ndaj Manchester Unitedit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka gëzuar tifozët, duke thënë se Cristiano Ronaldo mund të luajë nesër ndaj Manchester Unitedit në Superkupën e Evropës.

Ai tha se Ronaldo është në formë të jashtëzakonshme fizike, ashtu sikurse edhe dy muaj e gjysmë më parë në finale të Ligës së Kampionëve.

“Ronaldo është kthyer që tre ditë në stërvitje, por është në formë të jashtëzakonshme fizike. Fakti që është me ne, do të thotë qe ai është gati për të luajtur”, tha Zidane gjatë konferencës për media.

“Vendimi nëse do të luajë nesër nga fillimi ose jo, do ta marrë bashkarisht me lojtarin, por fizikisht është shumë mirë dhe çdo lojtar dëshiron të luajë në Suerkupë”