​Thaçi: Krimet si ajo e Lybeniqit nuk do të harrohen

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar 21-vjetorin e masakrës në Lybeniq të Pejës ku u vranë dhe masakruan banorët e kësaj ane.

Kreu i shtetit tha se edhe pse askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e kësaj masakre nuk kanë dalë para drejtësisë, krimet e tilla kurrë nuk do të harrohen e as të vjetrohen.

“Në hartën e krimit dhe gjenocidit të forcave policore dhe ushtarake serbe hyri edhe fshati Lybeniq i Pejës, ku para 21 viteve u vranë dhe u masakruan shumë banorë të asaj ane. Edhe pse askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e kësaj masakre nuk doli para drejtësisë, krimet e tilla kurrë nuk do të harrohen e as të vjetrohen”, shkroi Thaçi.