​Prokuroria: Vozitësi i autobusit nuk ka qenë i dehur

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit bashkë me ekipin e MPB-së, sot kanë mbaruar ekspertizën në vendngjarje të aksidentit të mbrëmshëm në rrugën Shkup-Tetovë ku humbën jetën 14 udhëtarë dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar. “Intensivisht punohet në vërtetimin e të gjitha detajeve, të cilat do të mund të zbulonin shkaqet e aksidentit. Autobusi i kompanisë “Durmo Turs” është marrë nga vendi i ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorit Publik mbi te do të kryhet kontroll teknik i detajuar nga ana e Fakultetit të Makinerisë në Shkup. Nga informatat e deritanishme flitet se bëhet fjalë për autobus të vitit 2001, dhe se për herë të fundit ka qenë i regjistruar në janar të viti 2019”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, nga ku shtojnë se në kohën e aksidentit tek vozitësi nuk është regjistruar prezencë e alkoolit, barnave dhe substancave psikotrope. “Vozitësi i cili ka drejtuar autobusin është hospitalizuar dhe ka marrë lëndime trupore. Menjëherë pas aksidentit prokurori publik realizoi një bisedë me te dhe gjatë kësaj ai ka nuk ka dhënë detaje relevante për ngjarjen. Prokurori publik gojarisht është njoftuar se analizat e gjakut dhe të urinës flasin se në momentin e aksidentit tek vozitësi nuk është regjistruar prezenca e alkoolit, barnave apo substancave psihotrope. Më kërkesën e tabulateve nga operatorët mobil, do të vërtetohet nëse vozitësi në momentin e aksidentit ka shfrytëzuar telefonin celularë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup.