​Microsoft “i shpall luftë” Apple: Arrin konkurrenca e iPad

Microsoft po punon në versionin e pajisjes së vet të tabletit, i cili pritet të kushtojë 400 dollarë.

Konkurrenca e iPadit do të dalë në treg kah gjysma e këtij viti, shkruan Bloomberg.

Pajisja do të ketë port USB-C port dhe ekran 10 inç, që do të thotë se ky tablet do të jetë më i lirë se Surface Pro me ekran 12 inç, çmimi i të cilit është 799 dollarë.

Tableti i ri do të jetë më i lehtë se sa modeli premium dhe do të ketë bateri që zgjat katër orë, derisa bateria e Surface Pro zgjat 13,5 orë me një mbushje.

Njëri version i Surface do të ketë 64GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave dhe tjetri model do të ketë 128GB. Të dy tabletët do të përdorin Windows 10 Pro dhe mund të lidhen në rrjetin LTE.