​Krerët gjermanë të automjeteve më optimistë pas takimit me Trump

Prodhuesit gjermanë të automjeteve, që u takuan me Donald Trump të martën në Shtëpinë e Bardhë, gjykuan se kërcënimi i tij për të imponuar taksa të rënda doganore mbi automjetet e tyre të importuara në SHBA po largohet.

Trump personalisht dhe për rreth 30 minuta drejtuesit e “Daimler”, Dieter Zetsche të “Volkswagen”, Herbert Diess dhe të drejtorit financiar të BMW-së, Nicolas Peter. Krerët e industrisë gjermane të automjeteve pritej të takonin vetëm anëtarë të administratës amerikane.

Por, pas takimit të tyre me shefin amerikan të shtetit, ata vlerësuan se spektri i taksave ndëshkuese po largohet.

Sipas një komunikate të shkurtër, që Shtëpia e Bardhë e publikoi në fund të takimit, presidenti amerikan ndau vullnetin e tij që “të shohë të gjithë prodhuesit e automjeteve që të prodhojnë në SHBA dhe të ofrojnë një mjedis më të favorshëm për sipërmarrjet”.