​Ajeti largohet nga Torino, e kërkon skuadra e Serie A

Arlind Ajeti nuk ka vend te skuadra e Torinos dhe pritet të largohet gjatë kësaj vere.

Vazhdon të jetë e paqartë e ardhmja e qendërmbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Arlind Ajetit, i cili nuk bën pjesë në planet e Torinos.

Trajneri Sinisa MIhajlovic ka vendosur ta largojë mbrojtësin kuqezi, i cili ka pasur oferta të ndryshme nga disa skuadra në Itali dhe jashtë saj.

Pas Freiburg dhe SPAL që kanë shprehur interes për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare një opsion i mundshëm për shtatlartin është skuadra e Crotones.

Ekipi që mbijetoi në Serinë A e konsideron si një mbrojtës të fortë dhe të duhurin për t”i besuar sezonin e ardhshëm.

Trajneri Davide Nicola u ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë një sforcim ekonomik për ta transferuar Ajetin gjatë kësaj vere. /Mesazhi/