​Aston Martin prezantoi “bishën” V12 prej 1.000 kuaj-fuqi

Pas disa muaj provash, prodhuesi britanik ka lëshuar specifikimet përfundimtare të motorit monstruoz të zhvilluar në bashkëpunim me Cosworth.

Aston Martin ka konfirmuar se ky motor V12 me 6.5 litra prodhon më shumë se 1.013 kuaj fuqi dhe mund të rrotullohet në 1.100 rpm.

Motori furnizon 156 kuaj fuqi për litër të vëllimit të punës, por nga ana tjetër ka një çift rrotullues relativisht të vogël prej 740 Nm.

Megjithëse fuqia e motorit është mbresëlënëse, duhet të theksohet se sistemi hibrid i Aston Martin Valkyrie do të jetë edhe më i fuqishëm duke iu falënderuar sistemit të rimëkëmbjes kinetike të KERS, i cili arrin performancë edhe më të mirë, që është puna e kompanisë kroate Rimac.

Fuqia totale e kombinuar e sistemit të vozitjes nuk është zbuluar zyrtarisht, por pritet të prodhojë 1,145 kuaj fuqi.

Prodhuesi britanik ka në plan të ndërtojë një seri të kufizuar prej vetëm 150 veturave me një çmim prej 3.2 milionë dollarë për kopje, dhe nuk është çudi që të gjitha automjetet janë shitur paraprakisht.

SHPËRNDAJE